Apply
PROGRAM

World War IV – Street Theatre Workshop and Performance with Gjorgji Rizeski

Error: Contact form not found.

[ENG below]

Thirrje për punëtori!

Lufta e IV Botërore – Punëtoria e Teatrit të Rrugës dhe Performanca me Gjorgji Rizeskin

Të jetosh në botën e përfshirë në konflikt të përhershëm, ku spektri i luftës shtrihet mbi çdo individ, ku individi e gjenë veten në një gjendje të vazhdueshme pasigurie dhe cenueshmërie.

Pyetja është: Sa keq duhet të shkojnë gjërat përpara se të parandalohet katastrofa? Ku është kufiri që njeriu mund të duroj para se të reagojë? LUFTA E IV BOTËRORE është koncepti artistik që injoron faktin se në diskursin publik ne vetëm jemi në Luftën e III Botërore. Asgjë nuk u bë që kjo të ndalohet, përkundrazi, njerzimi po shkon drejt përplasjes së tmerrshme me plotë vetëdije. Prandaj sytë tanë si artistë janë në përceptimin semantik të LUFTËS SË IV BOTËRORE si domosdoshmëri e padurueshmërisë brenda llojit.

A keni menduar të eksploroni qështje e pyetje të tilla të cilat do të mund të adresoheshin përmes artit e veçanërisht teatrit? A ju intrigon idea për të marrë pjesë në shfaqjet e teatrit të rrugës ku bëhen pikëpyetje të medha e teatri me përgjigje vetëm sa i thellon ato?

Nëpërmjet kësaj punëtorie gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga mentori Gjorgji Rizeski, ju do të keni mundësinë të thelloheni në temat rreth Luftës së IV Botërore. Jo vetëm që do të eksploroni nuancat e konflikteve, cenueshmërisë së njerëzimit në përgjithësi, por gjithashtu do të kontribuoni në krijimin e shfaqjeve të rrugës e që do të rezonojnë me audiencë në një nivel më të thellë.

Bashkohuni me ne në Ferizaj për një përvojë të paharrueshme ku krijimtaria takohet me aktivizmin dhe ku zëri juaj si artist i ri mund të ndihmojë në formimin e narrativave që mund të frymëzojnë ndryshimin. Përqafoni fuqinë e teatrit, kapni momentin dhe bëhuni pjesë e një udhëtimi transformues që kapërcen kufijtë dhe ndez mendjen.

FTF po fton artistë të rinj, aktorë, regjisorë, interpretues, muzikantë, koreografë dhe dramaturgë që t'i bashkohen Punëtorisë dhe Performancës së Teatrit të Rrugës të udhëhequr nga Gjorgji Rizeski, të përqendruar rreth temës së LUFTËS SË IV BOTËRORE.

Punëtoria do të mbahet gjatë edicionit të 54-të të Festivalit të Teatrit në Ferizaj. Pjesëmarrësit do të punojnë në krijimin e disa shfaqjeve në rrugë si një kulmim punëtorie. Kjo thirrje është e hapur për artistë të rinj të moshës 18-30 vjeç nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe meditjeve do të sigurohen për çdo artist nga FTF.

Rreth mentorit:

RIZESKI Gjorgji (Ризески Ѓорѓи) është regjisor teatri dhe dramaturg i vlerësuar shumëfishtë me çmime - i ftuar në teatrot anembanë botës. Prodhimet e tij janë moderne dhe të realistike  - duke i dhënë atij një reputacion për veprat e forta, të diskutueshme të standardit më të lartë artistik. Rizeski ka lindur në Shkup, Maqedoni. Bachelor në Regji Teatri dhe ka përfunduar studimet e specializuara - Dramaturgji në Universitetin e Arteve Audiovizuale - Akademia Evropiane e Filmit dhe Teatrit ESRA. I punësuar si regjisor teatri në Teatrin Kombëtar të Ohrit. Në karrierën e tij ka realizuar më shumë se 30 shfaqje që i kanë sjellë çmime të rëndësishme, si dhe ka marrë pjesë në shumë manifestime, punëtori dhe festivale teatrore në vendin e tij dhe jashtë saj. Ai ka një libër të botuar "Shiko përtej syve të tu të mbyllur".

Kjo thirrje është e hapur prej 24 Korrik deri më 17 Gusht.

---------

OPEN CALL

World War IV – Street Theatre Workshop and Performance with Gjorgji Rizeski

Living in a world engulfed in perpetual conflict, where the specter of war looms over every individual, where we find ourselves in a continuous state of uncertainty and vulnerability.
The question is: How bad do things have to get before you will take action? Where is your proverbial line in the sand? WORLD WAR IV is the artistic concept that ignores the fact that in public discourse we are only in World War III. Nothing was done to stop this, on the contrary, humanity is heading towards the terrible collision with full consciousness. Therefore our eyes as artists are on the semantic perception of the IV WORLD WAR as the necessity of impatience within the species. Have you considered exploring and addressing such thought-provoking questions through the art of theatre? Are you intrigued by the idea of participating in street theatre performances?

Through this immersive workshop led by the esteemed Gjorgji Rizeski, you will have the opportunity to delve deep into the themes surrounding World War IV. You will not only explore the nuances of conflict, resilience, and humanity but also contribute to the creation of impactful street performances that resonate with audiences on a profound level.

Join us in Ferizaj for an unforgettable experience where creativity meets activism, and where your voice as a young artist can help shape narratives that inspire change. Embrace the power of theatre, seize the moment, and be a part of a transformative journey that transcends boundaries and ignites minds.

FTF is inviting young artists, actors, directors, performers, musicians, choreographers, and dramaturgs to join the Street Theatre Workshop and Performance led by Gjorgji Rizeski, centered around the theme of WORLD WAR IV.

The workshop will take place during the 54th edition of the Theatre Festival in Ferizaj. Participants will work on creating several street performances as a culmination of the workshop. This call is open to young artists aged between 18-30 from Kosovo, Albania, and North Macedonia. Travel expenses, accommodation, and a stipend will be provided for each artist.

About mentor:
RIZESKI Gjorgji (Ризески Ѓорѓи) is a multiple award-winning theater director and writer of international acclaim - invited to direct in theaters across the world. His productions are modern and truthful - earning him a reputation for hard-hitting, controversial works of the highest artistic standard. Rizeski is born in Skopje, Macedonia. Bachelor in Theater Directing and finished specialist studies - Dramaturgy at The University of Audiovisual Arts - European Film and Theater Academy ESRA. Employed as a Theater Director in National Theater Ohrid. In his career, he has directed more than 30 plays that have brought him significant awards, and he has taken part in many manifestations, workshops, and theater festivals in his country and abroad. He has one published book “See Beyond Your Closed Eyes“.

This call is open from 24th of July to 17th of August.

© 2024 Festivali i Teatrove Ferizaj. All rights reserved.