Apply
PROGRAM

Festivali i Teatrove për Fëmijë – EDICIONI I PARË

Kemi kënaqësinë e jashtëzakonshme të iu prezentojmë edicionin e parë të Festivalit të Teatrove për Fëmijë. Festivali i Teatrove – Ferizaj, në kuadër të strategjisë së zhvillimit të teatrit për të rinjë dhe fëmijë, këtë vit starton me Festivalin e Teatrove për Fëmijë, kështu duke ofruar shfaqjet më të mira të teatrove vendore, si dhe aktivitete të shumta për secilin. Festivali i Teatrove për Fëmijë në Edicionin e Parë do të ketë shfaqje dhe aktivitete teatrore në Kaçanik, Shtime dhe Han të Elezit. Në kuadër të Festivalit të Teatrove për Fëmijë, do të organizohet edhe kuizi i shkollave fillore me përmbajtje teatrore. Materialet me literaturë për teatrin dhe historinë e tij, tanimë janë ne duart e nxënësëve.

HAPJA E FESTIVALIT TË TEATROVE PËR FËMIJË

4 MARS

11:00 – HAPJA E FESTIVALIT
11:10 – Shfaqja “Petrushi i Huaj”, Teatri i Gjilanit në Ferizaj
14:00 – Shfaqja “Petrushi i Huaj”, Teatri i Gjilanit në Ferizaj
16:00 – Shfaqja “Ela, Mira dhe Shtëpia Magjike” në Kaçanik

5 MARS

11:00 – “Përralla Palidhje” -Teatri Dodona – Ferizaj
14:00 – “Përralla Palidhje” – Teatri Dodona – Ferizaj
14:00 – “Kësulkuqja” – Shtime

6 MARS

12:30 – “Krahët e Bletës” -Teatri “Avdush Hasani” – Ferizaj
14:30 – “Krahët e Bletës” -Teatri “Avdush Hasani” – Ferizaj
16:00 – “Era, Mira dhe Shtëpia Magjike” – Hani i Elezit

7 MARS

11:00 – “Shpresa e Presa” – OJQ DUA – Ferizaj
14:00 – “Shpresa e Presa” – OJQ DUA – Ferizaj
11:00 – “Libri Magjik” – Shtime

Kuizi i Diturisë Teatrore në mes shkollave: “Ahmet Hohxa”, Gjon Serreçi”, “Tefik Çanga” dhe Vezir Jashari. Kënaqësi e veçantë të shohësh nxënës që me aq seriozitet kanë lexuar e mësuar për historinë e dramës dhe teatrit botëror, por edhe atij kombëtar. Materialet e shpërndara nga FTF, të paktën për disa javë kanë bërë që në disa shkolla të mëdha të qyteit të Ferizajt të mësohet e studiohet Arti Skenik, në veçanti Teatri, mësime këto të munguara në planprogramet mësimore, e që ne I konsiderojmë të domosdoshme. Falenderojmë shkollat përkatëse për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm
Qindra punime nga nxënësit nga parashkollorë deri në klasët e pesta, për shfaqjet që ishin pjesë e programit të Festivalit të Teatrove për Fëmijë.
Hartimet, vizatimet e pikturat, ishin forma të shprehjeve artistike të përshtypjeve nga nxënësit për shfaqjet e Festivalit.
Secili punim ishte më i mirë se tjetri. Emocionet e artikuluara bukur, idetë e përvojat të jashtëzakonshme të fëmijeve, ishin sfidë për komisionin vlerësues.
Më të mirët mes të mirëve u shperblyen me dhurata modeste. Festivali Teatrove për Fëmijë, kishte dhe ka mision kryesor, futjen e artit skenik, përkatësisht teatrit në shkollat fillore në format më të bukura të tyre.

 

© 2024 Festivali i Teatrove Ferizaj. All rights reserved.