Apply
PROGRAM

Sivjet konkurrencë e madhe e shfaqjeve në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Agim Ademi

Festivalin e Teatrove në Ferizaj ka nisur edicionin e 54 për të cilin është krijuar një konkurrencë e jashtëzakonshme e fshaqjeve më të komentuara dhe më të pëlqyera gjithandej trojeve shqiptare. Në këtë edicion kanë konkurruar me shfaqje të ndryshme teatri i kombëtar i Tiranës, teatri kombëtar i Prishtinës, është teatri i Shkupit, Gjilanit, Prizrenit, teatri i Gostivarit dhe Multimedia.

Besim Ugzmajli, drejtor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ka thënë për Telegrafin se tashmë janë në ditën e tretë të festivalit të teatrove të edicionit të 54. Sipas tij, dy prej netëve të kaluara, nata e hapjes dhe nata e dytë kanë shkuar shumë mirë sipas organizimit me një atmosferë të jashtëzakonshme.

“Festivali i teatrove, vazhdon të jetë njëri prej eventeve kryesore teatrore mbarë shqiptare. Kemi fatin që edhe sivjet e kemi një konkurrencë të jashtëzakonshme të shfaqjeve më të mira të çmuara ose shfaqjeve më të shikuara e më të komentuara të trojeve shqiptare gjithandej. Kemi fatin që pjesë e kësaj gare është teatri kombëtar i Tiranës, teatri kombëtar i Prishtinës, është teatri i Shkupit, Gjilanit, Prizrenit, Multimedia, teatri i Gostivarit dhe sigurisht teatri mikpritës teatri Adriana këtu në Ferizaj”, ka thënë Ugzmajli.

Sipas tij, krahas konkurrencës së zakonshme të shfaqjeve të viteve të fundit po mundohen të investojnë për një organizim sa më të mirë edhe në programet “off”, programet që janë pjesë e rëndësishme e këtij festivali duke përfshirë këtu panelet e diskutimit, ekspozitën që është “Teatri ilegal” që përcillet pastaj me “Teatri dhe lufta e një panel pas tij”.

“Gjithashtu po organizohet edhe “Work shopi Lufta e katër botërore”, një program konsideroj interesant me Gjorgj Vizevskin i cili për katër ditë të “Work shop”-it do të përfundoi me dy përformanca të cilat do të shtrihen në pjesën më të madhe të qytetit duke filluar prej sheshit dhe do të përfundoi këtu në ambientet afër teatrit she sheshit Kadare”, ka thënë Ugzmajli.

Sipas tij, në kuadër të aktiviteteve do të ketë edhe ndeja pas çdo shfaqje duke e përmbyllur secilën natë me aktivitete të ndryshme.

Është një punë e lodhshme por që po realizohet prej njerëzve profesionistë dhe me njerëz të pasionit, pra synimi ynë është që të shtohet edhe numri i njerëzve që punojnë por edhe i programit për vitet e ardhshme, mirëpo kjo varet edhe prej mundësive që kemi nga mbështetja financiare, mirëpo është me rëndësi që ka ide për rritjen e festivalit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Lufta e Katërt Botërore- Performanca e artistëve në rrugët e Ferizajt

Nga: Oriada Dajko

Lufta e Katërt Botërore- Performanca e artistëve në rrugët e Ferizajt

Që prej ditës së parë të edicionit të pesëdhjetë e katërt të Festivalit të Teatrove, disa artistë të rinj nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar me përkushtim për një performancë në rrugë të titulluar “World War IV,” që do të prezantohet për qytetarët e Ferizajt në ditët e fundit të festivalit. Kjo performancë, e udhëhequr nga regjisori i njohur Gjorgji Rizeski, eksploron jetën e njerëzve në një botë të përhershme konflikti, ku lufta prek çdo individ dhe secili gjendet në një gjendje të vazhdueshme pasigurie dhe cenueshmërie.

Gjorgji Rizeski, regjisor dhe dramaturg nga Shkupi, ka realizuar mbi 30 shfaqje dhe ka marrë pjesë në shumë manifestime, punëtori dhe festivale teatrore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ai shprehet: “Është gjithmonë shumë interesante dhe një kënaqësi të punosh me njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme. Në performancën e së premtes do të dëgjohen 6-7 gjuhë të ndryshme, duke përfaqësuar njerëz që vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme për të njëjtën kauzë dhe qëllim: të parandalojnë Luftën e Katërt Botërore.” Rizeski shton: “Është interesante që po punojmë jo vetëm për një performancë, por gjithashtu po mbajmë edhe një punëtori, duke ndërthurur të dyja proceset në një mënyrë unike.”

Eksperiencat e Aktorëve të Rinj

Ideal Ndrecaj dhe Ardit Zharku, studentë të aktrimit në Akademinë e Arteve në Shkup dhe Prishtinë, e shohin këtë punëtori si një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave midis dy vendeve fqinje, duke vënë në pah ngjashmëritë dhe diferencat e tyre.

Berina Vile, e cila ka studiuar gjermanistikë, tregon se ka pasur një pasion për artet që në fëmijëri, por dashuria për aktrimin i është zgjuar vetëm kohët e fundit. “Në Kosovë mungojnë klasat dhe workshopet e aktrimit,” shprehet ajo. “Kur mësova që do të mbahej një workshop i tillë, mezi prisja të merrja pjesë dhe të provoja veten. Mendoj që po pëlqen më shumë procesi krijues sesa vetë realizimi i performancës finale. Kam mësuar shumë për mënyrën se si formohet një karakter, që nga hapi i parë.”

Ndikimi Personal dhe Profesional

Alban Goranci, aktor me përvojë në projekte teatrore, filmike dhe sitcome, është frymëzuar nga tema dhe koncepti regjizorial i Gjorgji Rizeskit. Ai shpjegon se secili personazh në këtë performancë ka një fat të ndryshëm. Roli i tij është një njeri që lundron në një varkë, duke kërkuar lirinë në një ishull të izoluar në Detin Verior. Përgjatë historisë së ishullit kanë ndodhur shumë luftëra, por në luftën e fundit, teknologjia ka luajtur një rol të rëndësishëm. Karakteri i tij goditet nga një valë magnetike, dhe në atë moment trupi i tij transformohet.

Alban përmend gjithashtu frymëzimin e tij personal: “Për këtë personazh, jam frymëzuar nga lufta e fundit në Kosovë, kur isha vetëm katër vjeç e gjysmë në momentin që u shpërngulëm për të shkuar në Shqipëri. Situata ishte e tillë që, në sytë e një fëmije, duket sikur vendi im ishte një ishull i pambrojtur. Kam provuar të rikthehem në të kaluarën time për ta sjellë atë ndjesi në interpretimin tim.”

Eksplorimi i pasojave të luftës përmes teatrit të rrugës

Vanesa Trimcevka nga Shkupi e shikon këtë workshop si një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar me aktorë të tjerë nga Kosova. “Më pëlqen tema dhe fakti që një performancë në rrugë do të paraqitet në një festival me traditë 54-vjeçare. Gjithmonë më kanë tërhequr aktivitetet risore dhe të pazakonta, të cilat janë përtej përvojave të zakonshme universitare.”

Vanesa tregon se ka zgjedhur të luajë një grua që humb bashkëshortin, vajzën dhe shtëpinë e saj, duke reflektuar mbi ndikimin e luftës në familjet e ushtarëve.

Performancat në rrugë, a janë vërtet një risi?

Performancat në rrugë, ndonëse mund të duken si një qasje alternative dhe risore, në fakt kanë origjinë më të vjetër se sa teatri tradicional i skenës. Kjo formë teatri ka evoluar gjatë kohës dhe sot ofron një mundësi të veçantë për të angazhuar audienca që ndoshta nuk do të vizitonin një teatër tradicional. Për disa artistë, performimi në rrugë shihet si një qasje më demokratike në krahasim me ambientet e teatrit, të cilat ata mund t’i shohin si të kufizuara për publikun e gjerë që synojnë të arrijnë.

Artistët e “World War IV” presin të përcjellin emocione dhe mesazhe të forta te qytetarët e Ferizajt, duke i ftuar të bëhen pjesë aktive e kësaj përvoje unike dhe për të ndarë një moment të veçantë artistik në hapësira publike.

 

Drama “Mishi i Egër”- Teatri Shqiptar i Shkupit

Nga: Oriada Dajko

Drama “Mishi i Egër”- Teatri Shqiptar i Shkupit

Edicioni i pesëdhjetë e katërt i Festivalit të Teatrove në Ferizaj çeli siparin me një produksion të Teatrit Shqiptar të Shkupit. Në kuadër të tematikës të këtij edicioni që fokusohet te lufta, regjisori Martin Koçovski solli përpara publikut dramën “Mishi i egër”, shkruar nga dramaturgu i mirënjohur maqedonas, Goran Stefanovski, në vitin 1979.

E konsideruar si një nga veprat më të njohura të Stefanovskit, “Mishi i egër” ka ngjallur interes në disa skena europiane dhe mbetet ende aktuale për publikun. Kjo dramë nuk është vetëm një rrëfim mbi konfliktin e brendshëm të individit dhe përpjekjet e tij për mbijetesë; është gjithashtu një dramë familjare dhe një përballje e epërsisë kulturore dhe ekonomike të vendeve Perëndimore ndaj Ballkanit.

Drama familjare dhe konfliktet e brendshme

Edhe pse është shkruar në vitin 1979,  ngjarjet e dramës janë vendosur në Shkupin e periudhës para Luftës së Dytë Botërore. Anëtarët e familjes Andrevikj shfaqen para publikut njëri pas tjetrit, duke nxjerrë në pah konfliktet mes tyre. Dimitrija, i cili për shkak të një aksidenti gjatë ndërtimit të shtëpisë është i paralizuar, është figura qendrore e familjes. Maria, gruaja e tij. Tre djemtë e tyre: Simoni, një kamarier i dëshpëruar; Stefan, një punonjës ambicioz në një kompani gjermane; dhe Andreja, një punëtor idealist: përfaqësojnë botëkuptime dhe përpjekje të ndryshme të shoqërisë.

“Mishi i egër” është një dramë që përqendrohet në dinamikën e një familjeje, ku çdo anëtar është përfshirë në një betejë personale për mbijetesë. Tensioni ndihet në çdo skenë, edhe në veprimet më të zakonshme, si përgatitja e darkës apo kthimi në shtëpi.

“Askush në këtë vend nuk do askënd, këtu vetëm kafshët bëjnë dashuri,”- thotë njëri prej djemve të familjes. Të tre djemtë e familjes janë në kërkim të një lumturie që nuk mund ta arrijnë, qoftë status social, pasuri, një pasardhës, apo një ideal. Simoni, një kamarier i dhënë pas pijes vuan dëshpërimisht për potencialin e tij të çuar dëm: “Simon këtu, Simon atje, edhe unë kam një shpirt. Edhe unë dua të jetoj. Gjithë ditën u shërbej atyre që nuk dinë të pinë më mirë se unë. “

Në veprën origjinale të Stefanovskit, dëshpërimi i Simonit është gjithashtu i lidhur me mospasjen e një pasardhësi, por në këtë produksion, regjisori Koçovski ka zgjedhur të mos portretizojë disa karaktere, duke përfshirë edhe të shoqen e Simonit.

Stefani ose Stevro siç e thërrasin, mbetet i palëkundur në qëllimet e tij, pavarësisht se bihen në kundërshti me pikëpamjet e familjarëve. “Unë dua të fluturoj larg,- ky lajtmotiv përsëritet vazhdimisht se herë që familjarët nuk i aprovojnë veprimet e tij.

“Unë nuk do të ndalem sa ta kap me këto duar lumturinë”, – i thotë Stevro vellëzërve të tij. Tashmë, zoti Klaus, një biznesmen gjerman është i interesuar për të blerë shtëpinë e tyre, dhe Stevro është një hap më pranë realizimit të ëndrrave dhe ambicieve të rinisë. Ai tashmë e ka gjetur shpëtimtarin e tij.

Simbolika e skenografisë dhe veprimeve të përsëritura

Skenografia e krijuar nga Enes Deari është një nga elementet më të spikatura të shfaqjes. Shtyllat e lëvizshme të shtëpisë simbolizojnë brishtësinë dhe paqëndrueshmërinë e përhershme të botës së tyre. Me çdo lëvizje të shtyllave dhe objekteve, audienca ndjen pasigurinë e personazheve, të cilët ndërtojnë dhe shkatërrojnë, herë gjenden në njërën anë dhe herë gjenden në anën tjetër. Muret e shtëpisë së tyre janë tejet të holla e shumë lehtë mund të prishen, duke nxjerrë në pah se stabilititeti i kësaj familje është vetëm një iluzion i prindërve tashmë të vjetër që i mbahen fortë traditës, riteve dhe rrënjëve.

Në prag të luftës, ku konflikti i madh është i pranishëm, vendimet për të ardhmen merren në një tavolinë. Gotat me raki trokiten pas çdo vendimi, përplasen pas çdo kundërshtimi dhe dëshpërimi, duke i dhënë dramës një ritëm, të shoqëruar në sfond me tinguj që sjellin tension. Karakteret pijnë deri në dhimbje. Të pirit, dhe zgjidhja e çështjeve të mëdha në kafene është një mënyrë ballkanase e të jetuarit, të cilën edhe Klausi si i huaj e përbuz dhe shpotit, “Gjithë ditën e kaloni me pije ndër duar, por ende nuk keni mësuar të pini.”

Ardhja e një shpëtimtari të huaj

Ardhja e Klausit në shtëpinë e familjes Andrevikj pritet me gëzim dhe entuziazëm, pasi Stevro e organizon me kujdes për të gjithë familjarët që të duken mirë për para “shpëtimtarit” të tyre. Megjithatë, prania e tij nxjerr në pah edhe më shumë kundërshtitë mes anëtarëve të familjes, si dhe epërsinë dhe pushtetin e Perëndimit mbi Lindjen, përfitimet e një pale më të fortë mbi më të dobëtin. Në këtë kontekst, çdo gjë ka një çmim dhe, ashtu siç shprehet Klaus, ajo që njerëzit pretendojnë se nuk ka çmim, shitet më lirë.

Stevro, i cili fillimisht e sheh Klausin si një mundësi për të realizuar ëndrrat dhe ambiciet e tij, do të kuptojë se ky “shpëtimtar” është gjithashtu një formë e pushtimit. Ashtu si “mishi i egër,” që sipas një besytnie të vjetër simbolizon një fije që nëse kalon në fyt, rritet aq sa të mbyt, shfaqja e Klausit në jetën e familjes nuk premton asgjë të mirë.

 

Regjisor: Martin Koçovski

Autor: Goran Stefanovski

Aktorët: Bajrush Mjaku, Amernis Nokshiqi, Dritëro Ame, Xhevdet Jashari, Sabina Memishi Asllanaj, Rahim Ramadani, Genci Mirzo, Hetem Etem, Mentor Kurti dhe Arben Rasimi.

Skenografia: Enes Dearit

Kostumografia: Edlira Kishka

Muzika: Oliver Josifovski

“Audienca” – Teatri i Prizrenit “Bekim Fehmiu”

Nga: Oriada Dajko

“Audienca” – Teatri i Prizrenit “Bekim Fehmiu”

Në natën e dytë të edicionit të pesëdhjetë e katërt të festivalit, Teatri i Prizrenit “Bekim Fehmiu” prezantoi shfaqjen “Audienca,” një produksion i vitit 2024. Shfaqja u vendos në një nga ambientet e Galerisë së Arteve të qytetit të Ferizaj, ku regjisori Bashkim Ramadani kishte në dispozicion një skenë të vogël, gjë që i dha më shumë rëndësi interpretimit të dy aktorëve Ernest Malazogu dhe Alban Krasniqi.

Konteksti historik dhe artistik i dramës

“Audienca” është një nga veprat më të njohura të Václav Havelit, dhe është pjesë e parë e “Trilogjisë Vaněk”. Václav Havel, dramaturg çek, si dhe president i Çekosllovakisë dhe Republikës Çeke, njihet për qëndrimin kritik ndaj regjimit komunist në Çekosllovaki. Shkruar në vitin 1975, “Audienca” zhvillohet në mjediset e një fabrike birre, ambient që Haveli e njihte nga afër sepse ai ishte dënuar të “riedukohej” për shkrimet e tij dhe të mësonte se si ishte “një ditë e vërtetë pune” në fabrikë.

Duke qenë se veprat e Havelit ishin të ndaluara, “Audienca” nuk u shfaq në asnjë teatër gjatë regjimit komunist, por u luajt fshehurazi, nëpër dhomat e shtëpive në vend të skenave të mëdha. Asaj kohe, një pjesë e popullsisë çeke dinte përmendësh fragmente nga vepra, pavarësisht faktit që çdo botim i Havelit ishte i ndaluar që prej vitit 1968. Në një ese të vitit 1985, Haveli pranoi se e kishte shkruar “Audiencën” për të argëtuar miqtë e tij dhe se ishte i befasuar nga popullariteti i saj.

Në këtë dramë, Ferdinand Vaněk (portretizuar nga Alban Krasniqi) është një alter ego i Havelit, i cili, si një intelektual dhe dramaturg i përjashtuar nga jeta publike, detyrohet të punojë në një fabrikë birre. Audienca në sallë gjatë gjithë kohës ndjek me kureshtje dialogun e tij herë të zhurmshëm e banal, herë filozofik me një punëtor të fabrikës (portretizuar nga Ernest Malazogu). Ndonëse Vaněku është artist dhe intelektual, brenda ambienteve të fabrikës është punëtori, ai që ndjen epërsi ndaj tij dhe me vetëbesim e drejton bisedën duke i dhënë shpeshherë dhe këshilla mbi jetën.

Punëtori, provokues dhe i zhurmshëm, krejt e kundërta e Vaněkut, përpiqet ta shtyjë atë të thotë diçka që mund të kritikohet nga Partia Komuniste ose nga drejtuesit e fabrikës, por si përfundim del që ai ka një marrëveshje për t’i ofruar: një mundësi më të mirë pune në fabrikë në këmbim të informacioneve për aktivitetet politike të Vaněkut.

Në kuadër të luftës për rezistencë ndaj regjimeve diktatoriale, “Audienca” trajton me ironi problemet që, janë të pranishme edhe sot, si censura dhe persekutimi. Shfaqur në një skenë të vogël për një numër jo të madh spektatorësh, por me disa elemente më bashkëkohore si muzika në sfond apo ndriçimi, “Audienca” e Ramadanit risolli edhe për publikun shqiptar pakëz nga historia e kësaj vepre që dikur luhej fshehurazi si një sekret që ndahej mes një grupi të vogël njerëzish. Kjo e bën këtë shfaqje nga teatri “Bekim Fehmiu” një përvojë të veçantë për të kuptuar më mirë kontekstin dhe ndikimin e veprave të këtilla në regjimet totalitare.

Autor: Václav Havel

Regjisor: Bashkim Ramadani

Aktorë: Ernest Malazogu dhe Alban Krasniqi

Producent: Burim Mustafa

Udhëheqës Artistik: Fatos Berisha

Skenograf: Burim Arifi

Kostumografe: Agnesa Malushaj

Dizajni i dritave: Yann Perregaux

Ekspozita dokumentar-Teatri ilegal

Nga Oriada Dajko

Më 3 shtator, në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u prezantua ekspozita dokumentare “Teatri Ilegal” e artistit dhe regjisorit Sovran Nrecaj. Përmes rrëfimeve të tre aktorëve, ekspozita paraqet një copëz të historisë së Kosovës dhe të rezistencës së viteve ’90. Dokumentari është i ndarë në tri pjesë të shkurtra dhe është vendosur brenda tri tendave që sipas kuratores, Blerta Hoçia, mund të duken si disa skena eksperimentale të teatrit bashkëkohor, por edhe si hapësira të improvizuara ngjashëm me ato në të cilat aktorë e regjisorë punuan në atë kohë, sikurse me hapesirat e improvizura të kampeve të refugjatëve të luftës.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, teatri i Ferizajt mbylli dyert, ashtu si shumë teatro të tjerë. Ndërsa teatri Dodona në Prishtinë ishte i vetmi institucion që ofronte shfaqje ligjore, por ato ishin të kufizuara në komedi dhe shfaqje për fëmijë, larg çdo përmbajtjeje politike.

Në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme, aktorë dhe regjisorë dhanë shfaqje në hapësira të papërshtatshme, herë në shtëpi private, herë në qendra të kulturës së fshatrave ose në kisha deri në vitin 1998, kur filloi lufta. Në ekspozitën dokumentar, aktorët Nexhat Xhokli, Dashuri Rexhepi, dhe Arben Marevci rrëfejnë për përvojat e tyre gjatë asaj periudhe, përfshirë rrezikun e arrestimeve dhe mbështetjen e komunitetit lokal.

Ekspozita u pasua me një panel diskutimi rreth teatrit dhe luftës, me moderatore Blerta Begishollin dhe panelistët: aktorët Nexhat Xhokli, Rebeka Qena, Shkumbin Istrefi, dhe Sovran Nrecajn, autorin e ekspozitës.

Sipas Rebeka Qenës për teatrin ilegal nuk është folur mjaftueshëm; rezistenca e një populli shikohet edhe përmes artit. “Në ato kohë, biletat janë shitur dhe stërshitur; bliheshin në fillim dhe shiteshin më shtrenjtë. Teatri kishte një lloj magjie që i ndihmonte njerëzit të harronin se ku janë,”-shprehet Qena.

Aktori Nexhat Xhokli rrëfeu për pasionin që i udhëhiqte artistët të vinin në shfaqje në kohë rreziku, por edhe për mbështjen nga njerëzit: “Ne atëherë i bënim shfaqjet për duartrokitje. Ne kishim një farë mbrojtjeje nga banorët; ishte organizuar roja dhe fshatarët na mbronin prej milicëve. Na vinte lajmi vesh më vesh: ndërpriteni se erdhën.”

Shkumbini Istrefi pranon se aktorët nuk kanë qenë të vetëdijshëm për misionin që kishin në atë kohë: ” Sot historianët mund ta analizojnë më mirë, por në atë kohë, ne e bëmë vetëm nga dashuria për artin. Njeriu ka nevojë të jetojë, të përshtatet. Ne kemi qenë shumë të rinj dhe kur je shumë i ri, nuk i merr parasysh rreziqet.”

Rreziku ishte kudo i pranishëm për teatrin, është fakt që artistët kanë humbur edhe jetën në ato kohë, siç është rasti i Adriana Abdullahut, emrin e së cilës sot e mban teatri i qytetit të Ferizajt. Adriana Abdullahu u vra më 22 mars 1999, vetëm 23 vjeç, duke festuar me artistë të tjerë suksesin e një shfaqjeje teatrale.

I pranishëm në sallë, dramaturgu dhe regjisori, Fadil Hysa konfirmon që shfaqjet ilegale në vitet ’90 kanë qenë vazhdimësi e një rezistence tridhjetëvjeçare.

“Në vitet ’70 janë bërë shfaqje që kanë emancipuar popullin. Ne kemi gjetur një mënyrë për të ikur censurës së asaj kohe. Kemi krijuar një lloj gjuhe, metagjuhe teatrale që publiku kishte mundësi ta kuptonte. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që publiku të mos i kuptojë shfaqjet në vitet ’70, ’80, ’90. Për shembull, shfaqja “Duke pritur Godonë” është lexuar si një lloj rebelimi ndaj realitetit të asaj kohe. Te ne nuk ka qenë Godoja që nuk i ecte koha; te ne koha ecte shumë shpejt drejt një apokalipsi. Ne i kemi folur popullit për luftën që kanosej të na afrohej. Teatri nuk ekziston jashtë realitetit të atyre që vijnë për të parë një shfaqje në teatër. Arsyeja pse ka shfaqje të mira në Kosovë është se artistët e kanë kuptuar se çfarë është teatri, misioni i tij.”

Shkumbini Isrefi shpreh dhe shqetësimin për mosnjohjen e kësaj pjesë të historisë nga brezat e rinj: “Unë jap mësim në Fakultetin e Arteve; më shqetëson dhe më mungon dokumentimi i kësaj periudhe. Në fakultet, në historinë e dramës dhe teatrit, kjo periudhë ende nuk mësohet. Ende historia e dramës kombëtare përfundon te Andon Zako Çajupi me komedinë “14 vjeç dhëndër”.”

Në përmbyllje, autori i ekspozitës, Sovran Nrecaj, thekson rëndësinë e dokumentimit të këtyre historive përmes filmave dokumentarë ose fiction, si një mision për të mbajtur gjallë narrativat që po mungojnë në shoqërinë e sotme.

Sonte nis Festivali i Teatrove, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet në teatrin “Adriana” me shfaqjen “Mishi i Egër”.

“Festivali në Ferizaj jo vetëm nga vjetërsia e organizimi, por edhe nga aspekti i konkurrencës është festivali i vetëm mbarë shqiptar që për shumë vite e ruan konkurrencën brenda produkteve të mira teatrore. Është rasti i vetëm që qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm kanë mundësi të shohin prodhimet më të mira teatrore”, ka thënë Besim Ugzmajli, drejtori i Festivalit në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

 

Ugzmajli ka thënë se në planet e tyre është edhe prodhimi i shfaqjes që e ka ekskluzivitetin e premierës për festivalin. Ka njoftuar gjithashtu se Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatrot e qyteteve në Ferizaj, Prizren, Gjilan e Gostivar do të luajnë në skenën e teatrit “Adriana”. Pjesë e programit janë shfaqjet “Audienca”, “Charles III”, “Kamarja e turpit”; “Tartufi”, “Çifti i hapur”, “Turjela” e “Togeri i inishmorit”.

Si çdo vit edhe sivjet FTF do të përballë opinionet me panelet e diskutimit ndër temat “Teatri dhe lufta”, “Modalitetet e mobilitetit të teatrove shqiptare”.

Nuk do të mungojnë as netët muzikore të cilat mbahen në oborrin e teatrit të qytetit. FTF do të zgjasë deri më 6 shtator.

 

Sonte nis Festivali i Teatrove, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Dodona Theatre, Prishtina, premiere 24th March 2024

What do politicians dream about? Or other people in decision-making positions? Jeton Neziraj’s Department of Dreams invites us to explore just that.

The play was originally staged in 2019 at the City Garage Theatre in Santa Monica, California. This new version, directed by Besim Ugzmajli presents audiences with a thought-provoking experience.

The play is set on the 6th floor of a government building where they have a special department for dealing with dreams. People’s dreams are analysed carefully, to figure out whether they’re important or not. The dreams are separated into two categories: useful ones and useless ones. The useful ones are the dreams of politicians while those deemed useless are the artists, painters, musicians and actors, the people who don’t matter.

Newcomer Dani (Afrim Muçaj) is an idealist who is still not fully aware of what he is getting into by taking a job in the department of dreams, working under the Master (played by Kushtrim Qerimi),and his assistant (played by Ermal Sadiku).

The dreams of politicians are analysed to determine  their subconscious desires, fears, and intentions, which could have significant implications for political stability and decision-making in the country. The dismissal of the dreams of artists as “useless”, on the other hand, reflects a systemic bias that prioritises the concerns of the ruling class while marginalising the voices of creatives and cultural figures. In this way the play invited us to critically examine the balance between security and freedom, urging us to remain alert to threats to democratic values.

The trio of actors brings Neziraj’s script to life, capturing  the complexities of ambition, loyalty, and conflict in this dystopian world. These workplace hierarchies are very familiar. There’s the boss, his underling, and the new arrival (who turns out to be more skilful than the Master himself), each trying to figure out where they fit in the power dynamics.

Muçaj portrays Dani as a person who is sincere, anxious and determined, dedicated to his work and driven to interpret dreams as best as he can. Opposite him, Sadiku conveys a quiet yet noticeable hunger for power, gradually revealing his character’s ambitions and motivations.  At the top of the tree, Qerimi portrays the Master with an air of authority and control. Beneath his calm exterior, there’s an underlying sense of anger in his words which reflects his strong desire to remain in power.

Dani soon starts to become even better than the great Master at interpreting dreams, which makes the master feel challenged. The power dynamics shift drastically when he begins to feel threatened by Dani’s growing expertise. As Dani’s skills become more apparent, the Master’s sense of authority starts to diminish. His ego is bruised. He feels inadequate and fears losing his status and influence and he sees Dani as a threat to his very existence in the dream interpretation hierarchy. This threat to his leadership triggers a range of emotions, from anger and frustration to desperation, all of which Qerimi captures. Fuelled by fear and insecurity, he believes that eliminating Dani is the only way to regain control.

Half way through the show, Nata, played by Molikë Maxhuni, shows up to ask Dani about one dream that she keeps having repeatedly. Maxhuni conveys the character’s sincerity. She is a symbol of purity. The Master makes plans to separate Dani and Nata, viewing their bond as disruptive to the system, and he means to eliminate Dani from the equation altogether.

Costume designer Njomëza Luci has done an amazing job. The costumes tell a story and add to the fantastical atmosphere. Dani begins the show wearing a black shirt with white doves on it, symbolising purity. Then, throughout the show, he wears a black shirt and army green pants symbolising the loss of idealism while facing the harsh dystopian reality of his surroundings. Sadiku wears a pair of red boxing gloves on his shoulder, a hint at the threat of violence for disobedience meted out in this harsh society. The Master wears a black dress with pink dots on it and a hat with a unicorn symbol, masking the true nature of power, while Nata was wearing a mediaeval dress with a moon crown, evoking a sense of longing for freedom in this oppressive reality. This set design by Mentor Berisha consists of a table with arcane symbols scrawled on it. Images are projected on the wall creating a suitably dream-like feeling.

Nezraj’s play leaves us with with a lot to think about. I found myself reflecting on the questions it raises about power and freedom. Ugzmajli’s production condenses a lot of big ideas into a relatively short running time and the pacing is such that it was possible to potentially miss out on some of the details. But this only left me with a wish to see it again, as I wanted to fully appreciate every aspect of the performance. Even so, I came away with a deeper understanding of the constant struggle for autonomy in a world where authority often dictates reality.

Credits: 

Author: Jeton Neziraj//Director:Besim Ugzmajli//Scenography: Mentor Berisha//Costumes: Njomëza Luci

Cast: Afrim Muçaj, Kushtrim Qerimi, Ermal Sadiku,/Molikë Maxhuni 

 

Department of Dreams

© 2026 Festivali i Teatrove Ferizaj. All rights reserved.