Apply
PROGRAM

Sivjet konkurrencë e madhe e shfaqjeve në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Agim Ademi

Festivalin e Teatrove në Ferizaj ka nisur edicionin e 54 për të cilin është krijuar një konkurrencë e jashtëzakonshme e fshaqjeve më të komentuara dhe më të pëlqyera gjithandej trojeve shqiptare. Në këtë edicion kanë konkurruar me shfaqje të ndryshme teatri i kombëtar i Tiranës, teatri kombëtar i Prishtinës, është teatri i Shkupit, Gjilanit, Prizrenit, teatri i Gostivarit dhe Multimedia.

Besim Ugzmajli, drejtor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ka thënë për Telegrafin se tashmë janë në ditën e tretë të festivalit të teatrove të edicionit të 54. Sipas tij, dy prej netëve të kaluara, nata e hapjes dhe nata e dytë kanë shkuar shumë mirë sipas organizimit me një atmosferë të jashtëzakonshme.

“Festivali i teatrove, vazhdon të jetë njëri prej eventeve kryesore teatrore mbarë shqiptare. Kemi fatin që edhe sivjet e kemi një konkurrencë të jashtëzakonshme të shfaqjeve më të mira të çmuara ose shfaqjeve më të shikuara e më të komentuara të trojeve shqiptare gjithandej. Kemi fatin që pjesë e kësaj gare është teatri kombëtar i Tiranës, teatri kombëtar i Prishtinës, është teatri i Shkupit, Gjilanit, Prizrenit, Multimedia, teatri i Gostivarit dhe sigurisht teatri mikpritës teatri Adriana këtu në Ferizaj”, ka thënë Ugzmajli.

Sipas tij, krahas konkurrencës së zakonshme të shfaqjeve të viteve të fundit po mundohen të investojnë për një organizim sa më të mirë edhe në programet “off”, programet që janë pjesë e rëndësishme e këtij festivali duke përfshirë këtu panelet e diskutimit, ekspozitën që është “Teatri ilegal” që përcillet pastaj me “Teatri dhe lufta e një panel pas tij”.

“Gjithashtu po organizohet edhe “Work shopi Lufta e katër botërore”, një program konsideroj interesant me Gjorgj Vizevskin i cili për katër ditë të “Work shop”-it do të përfundoi me dy përformanca të cilat do të shtrihen në pjesën më të madhe të qytetit duke filluar prej sheshit dhe do të përfundoi këtu në ambientet afër teatrit she sheshit Kadare”, ka thënë Ugzmajli.

Sipas tij, në kuadër të aktiviteteve do të ketë edhe ndeja pas çdo shfaqje duke e përmbyllur secilën natë me aktivitete të ndryshme.

Është një punë e lodhshme por që po realizohet prej njerëzve profesionistë dhe me njerëz të pasionit, pra synimi ynë është që të shtohet edhe numri i njerëzve që punojnë por edhe i programit për vitet e ardhshme, mirëpo kjo varet edhe prej mundësive që kemi nga mbështetja financiare, mirëpo është me rëndësi që ka ide për rritjen e festivalit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

© 2024 Festivali i Teatrove Ferizaj. All rights reserved.